Ks Besa

Wednesday, February 3, 2010

Klubi Sportiv Besa është një klub që vije si trashëgimtare e Shoqërisë Kulturore-Sportive "Adriatiku" të themeluar në Kavajë nga popullsia sportdashëse e Kavajës në vitin 1925. Kjo shoqëri pas një kohe të shkurtër (1930) bëhet e njohur si "Sportklub Kavaja" dhe si "Sportklub Besa". Ndeshjen e parë të ekipit të futbollit e ka zhvilluar kundër Institutin Shqiptaro-Amerikan në malin e RobitGolemit. Në vitin 1935 klubi merr formën e një klubi të organizuar dhe ka kryesin e përbërë nga: Irfan Berati - kryetar , Fehmi Kazazi - nënkryetar , Dervish Cara - sekretar , anëtarë Sulejman Karkini dhe Reshat Asllani , arkëtar Rasim Sulejmani , anëtar për degën e zejtarisë Dhori Fora. Po në këtë vit "Besa" anëtarësohet në FSHF dhe merr pjesë në kampionatet kombëtare 1930,1931 dhe 1932 në kategorinë e dytë. Në vitin 1933 hynë në kategorinë e parë kombëtare. Gjatë viteve 1933-1937 radhitet e treta pas SK Tirana dhe SK Vllaznia.

Gjatë luftës së dytë botërore si luftëtarë humbin jetën disa anëtarë të klubit si: Mehmet Babamusta, Adil Alushi, Sami Karriqi dhe Millan Radosalja. Në këtë kohë fillon zvogëlimi i aktivitetit të klubit dhe mbështetej vetëm nga banorët e Kavajës.

Gjatë viteve 1945-1950 skuadra pasurohet me lojtarë të rijnë dhe arrin disa suksese në nivel kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Kështu në sezonin 1945-46 fiton Kupën e Kryesisë së Federatës Sportive, po në vitin 1945 del në arenën ndërkombëtare me ndeshjen kundër "Sarajevo" të Jugosllavisë (1-2) në Sarajevë. Gjatë këtyre viteve një pjesë e madhe e lojtarëve të klubit luanin edhe për kombëtaren. Në historinë e klubit gjatë këtyre viteve hynë dhe goli i Qamil Telitit që në ndeshen kundër Rumanisë e nxjerrë Shqipërinë si Kampione ballkanike e vitit 1946.

1958 Besa arrin njërin ndër sukseset më të larta të saj në kampionatin shqiptarë, zënë vendin e dytë. Më 1961 dhe 1963 arrin në finale të Kupës së Shqipërisë dhe fiton kupën e gazetës "Sporti" ndërsa më 1965-ën fiton kupën e gazetës "Bashkimi"

Vitet e ˘60 përshkohen nga patriotizmi dhe nga motoja e kubit besa-besë, e cila e dominon edhe lojën e futbollistëve në fushë. Gjatë këtyre viteve Besa zhvilloi disa ndeshje me skuadra nga Rumania, Gjermania dhe Rusia. Në mungesë të një stadiumi këto ndeshje i zhvillonte në Durrës.

Viti 1971 për SK "Besa" ishte vit i ndeshjeve për Kupe Ballkanike. Pas fitoreve kundër dy skuadrave Jugosllave ajo takohet në finalen e Kupës Ballkanike me skuadrën greke " Panionasin" e cila pas dy ndeshjeve e fiton kupën.

Këto vite (1965-1975) në qytetin e Kavajës janë të njohura si "breza i artë" i klubit të tyre Në vitin 1972 merr pjesë në Kupat e Evropës dhe më 1974 bëhet Inaugurimi i Stadiumit "Besa".

1981 dhe më 1992 KS "Besa" gjendet në finalen e Kupave të Shqipërisë. Në sezonet 1977-78 dhe 1985-86, Besa zbret nga kategoria e parë e Shqipërisë për të mbetur vetëm nga një seonë në kategorin e dytë.

No comments:

Post a Comment